Pochettino po mendon t’i largojë 15 lojtarë nga Chelsea

featured

Trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino pritet ta bëjë një pastrim të madh të ekipit.

Madje, mediumi britanik “Daily Mail” raporton se trajneri argjentinas po planifikon t’i largojë plot 15 lojtarë nga “Stamford Bridge”, përcjell “Gazeta Express”.

“Blues” po shpresojnë t’i fitojnë rreth 300-350 milionë euro në shitjen e lojtarëve, fonde të cilat më pas ish-trajneri i Tottenhamit dhe i Paris Saint-Germainit do t’i përdorte për ndërtimin e ekipit të ri.

Lojtarët si Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic e Callum Hudson-Odoi pritet të largohen, ndërsa listës së “fshesës” mund të mos i shpëtojnë as Kalidou Koulibaly, Cesar Azpilicueta e N’Golo Kante.

Të Kaltrit e kaluan një sezon të tmerrshëm përkundër përforcimeve të mëdha që i bënë në afatin kalimtar të janarit.

Pochettino po mendon t’i largojë 15 lojtarë nga Chelsea
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.