Nga viti i ardhshëm Qendra Klinike do të punojë me një drejtor të përgjithshëm, i cili do të menaxhojë të gjitha klinikat.
Ministri Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, thotë se janë duke u bërë përgatitjet përfundimtare dhe informacioni do t’i dërgohet qeverisë.
Në këtë mënyrë do të bëhen kursime dhe do të ketë bashkëpunim më të madh mes klinikave, ndërsa pozicioni i punës së drejtorit ekonomik do të hiqet.
“Nuk do të kemi humbje prej 20 milionë euro, si shërbimet e përbashkëta, që nuk dinë se çfarë po punojnë . Gjërat do të prokurohen me çmim më të lirë dhe do të ketë bashkëpunim më të mirë mes klinikave. Deri dje si mjek kam pasur probleme me referimet konsullore, disa nuk duan të nënshkruajnë, por me një drejtor të Qendrës Klinike do të jetë ndryshe” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Mexhiti gjithashtu paralajmëroi shpërndarjen e shërbimeve, por edhe të specialistëve. Pas përfundimit të studimeve për mjekësi, mjekët do të punësohen në vendet prej nga kanë ardhur, për të parandaluar humbjen e mëtejshme të stafit.
“Kemi sjellë pajisje të shtrenjta, kompjuterë dhe gjithçka tjetër që po i kap pluhuri në një qytet të Maqedonisë, në një institucion shëndetësor. Ne dërgojmë staf që kolegët atje të mos flenë, por t’i mësojnë të punojnë. Do t’u dërgojmë edukatorë nga qendra klinike, që shëndetësia të zhvillohet dhe dalëngadalë të fillojë të ecë në rrugën e duhur” – tha Mexhiti.
Në promovimin e aplikacionit “Shëndeti im , çdo qytetar do të ketë njohuri për të dhënat e veta shëndetësore.
Aplikacioni është i lidhur me sistemin “Termi im”, nga ku shkarkohen të gjitha të dhënat. gjegjësisht mundëson qasje të lehtë, të shpejtë dhe efikase në historinë mjekësore të qytetarëve.