1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Kosova me renditjen më të lartë ekonomike në rajon, Bislimi: Nuk është rastësi

Kosova me renditjen më të lartë ekonomike në rajon, Bislimi: Nuk është rastësi

featured

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka shpërndarë raportin e publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që sipas tij e ka renditur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartën në rajon.

Bislimi tha se këto të dhëna janë për këtë periudhë të vitit 2023. Ai theksoi se parashikimet e BERZH-it janë që ky trend të vazhdojë. “Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv”, tha ai.

Numri dy i qeverisë shtoi se kjo nuk është e rastësishme. “Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme. Të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët”, shtoi numri dy i ekzekutivit.

Kosova është anëtare e BERZH-it që nga viti 2012-të. Ky mekanizëm evropian është prezent në vendin tonë që nga paslufta me projekte milionëshe.

Kosova me renditjen më të lartë ekonomike në rajon, Bislimi: Nuk është rastësi
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.