Kompania britanike do shkurtojë 55 mijë vende pune për t’i zëvendësuar me inteligjencë artificiale

featured

Kompania britanike e telekomunikacionit, BT, deklaroi se do të eliminojë mes  40,000 dhe 55,000 vende pune deri në vitin 2030, me deri në 20% do t’i zëvendësojë nga inteligjenca artificiale.

Pushimet nga puna, të cilat pritet të prekin kryesisht punonjësit e shërbimit ndaj klientit dhe kontraktorët, do të ndodhin gradualisht midis viteve 2028 dhe 2030, duke arritur deri në 42% të fuqisë punëtore të kompanisë.

Sindikata e Komunikimeve dhe Punëtorëve, e cila përfaqëson punëtorët në industrinë e telekomunikacionit, i bëri thirrje kompanisë që të mbajë sa më shumë vende pune.

Kompania britanike do shkurtojë 55 mijë vende pune për t’i zëvendësuar me inteligjencë artificiale
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.