1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Edi Rama ironizon demokratët me thënien nga Joe Biden

Edi Rama ironizon demokratët me thënien nga Joe Biden

featured

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar opozitën pas akuzave se socialistët kanë vjedhur vota. Rama madje për ironizim ka përdorur një thënie nga presidenti amerikan, Joe Biden, njofton Klankosova.

“Demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetëm dy rezultate për zgjedhjet. Ose ata fitojnë ose atyre iu është vjedhur fitorja” është thënja e postuar krahas fotografisë së Biden nga Rama.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste e udhëhequr nga Rama ka fituar shumicën e bashkive në Shqipëri, e po ashtu ka siguruar numrin më të lartë të mandateve për këshillat bashkiakë.

Edi Rama ironizon demokratët me thënien nga Joe Biden
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.