1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Spasovski: Deri në fund të vitit duhet të ndërrohen dokumentet e identifikimit

Spasovski: Deri në fund të vitit duhet të ndërrohen dokumentet e identifikimit

featured

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit do të duhet të ndërrojnë dokumentet e identifikimit, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell TV21. Dokumentet e reja të identifikimit do të duhet të mbajnë emrin e ri të shtetit, respektivisht Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Deri në fund të vitit duhet të ndërrohen dokumentet e identifikimit me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Spasovski.

Ministri Spasovski gjithashtu kritikoi pushtetin lokal për ndërrimin e emrave të rrugëve, gjë që sipas tij, vonon nxjerrjen e dokumenteve personale.

Spasovski: Deri në fund të vitit duhet të ndërrohen dokumentet e identifikimit
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.