1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Osmani: Duhet bindur edhe partnerët se çdo proces që kalon Kosova duhet jetë pajtim me Kushtetutën

Osmani: Duhet bindur edhe partnerët se çdo proces që kalon Kosova duhet jetë pajtim me Kushtetutën

featured

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të jetë konstruktiv në raport me shkeljet e marrëveshjes nga ana e Serbisë, raporton Ekonomia Online. Sipas Osmanit, BE-ja nuk duhet të kërkojë implementim të gjërave që nuk ka dakordim mes palëve.

Sipas saj, Kosova në dialog ka hyrë me mendje të hapur e me ide evropiane e jo ide që shpiejnë mbrapa në shekullin e kaluar. Çdo proces që kalon vendi, thotë Osmani, duhet që të jetë në koordinim me Kushtetutën dhe për këtë duhet që të binden edhe partnerët se Kosova përgjithmonë do të jetë shtet i pavarur dhe sovran.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të ketë qasje jashtëzakonisht konstruktive. Në çdo proces të dialogut të shkojë me mendje të hapur por me ide evropiane e jo ide që na shpien mbrapa në shekullin e kaluar. Ide të bazuara në të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicës dhe jo ide që mund t’i japin Serbisë instrumente për ta minuar sovranitetin dhe integritetin tonë territorial”.

“Është me rëndësi që në çdo proces si dritë udhërrëfyese ta kemi Kushtetutën dhe me argumente sikurse deri më sot që t’i bindim të gjithë partnerët tanë që rruga drejt paqes dhe stabilitetit, është që ja bën të qartë Serbisë, se Kosova përgjithmonë do të jetë shtet i pavarur dhe sovran”, u shpreh Osmani.

“Ne presim që BE-ja mos të kërkojë të zbatohen gjëra për të cilën nuk jemi pajtuar, ndërkaq të kërkohet pikërisht ajo për të cilën jemi pajtuar. Ne presim akoma që BE-ja të jetë e qartë për shkeljet e Serbisë deri më tani nuk e kemi parë një gjë të tillë”, tha Osmani.

Osmani: Duhet bindur edhe partnerët se çdo proces që kalon Kosova duhet jetë pajtim me Kushtetutën
|