Bernardo Silva duket se do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Futbollisti ofanziv në fakt e ka zgjedhur edhe destinacionin e ardhshëm pasi t’i thotë lamtumirë kampionit aktual anglez dhe me gjasë edhe të ardhshëm.
“Bernardo Silva, tentim parisien”, ka shkruar mediumi francez “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.
Ylli portugez ka interesim reciprok me Paris Saint-Germainin dhe mund të ndodhë që lojtari kualitativ të përfundojë në “Parkun e Princave” gjatë verës që po vjen.
Vitin e kaluar, interesim serioz për përfaqësuesin portugez kishte shfaqur Barcelona, por në fund klubet nuk arritën marrëveshje dhe lojtari mbeti në “Etihad Stadium”.