1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Kovacevski: Ndërtimi i korridoreve ka nisur dhe nuk do të ndalet

Kovacevski: Ndërtimi i korridoreve ka nisur dhe nuk do të ndalet

featured

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se askush nuk mund ta ndalojë ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, përcjell TV21. I pari i ekzekutivit në brifing me gazetarët tha se ligjeve të ndërlidhura me ndërtimin e korridoreve, të shënuara me flamurin evropian, të cilat duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar, duhet të miratohen dhe se këtë e kërkojnë edhe kompanitë vendase pasi që e përshpejton procesin e ndërtimit.

“Me partnerët tanë amerikan për “Behtel dhe Enka” nuk kemi folur shumë, për shkak se ajo është votuar ligjërisht ne Kuvend. Nuk kishte asnjë deputet kundër. Projekti tashme ka nisur, makineritë janë në terren dhe nuk do të ndalen. Ndryshimet ligjore duhet të kalojnë në Kuvend, sepse përshpejtohet puna në terren. Këtë e kërkojnë edhe kompanitë tona të vendit”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Kovacevski: Ndërtimi i korridoreve ka nisur dhe nuk do të ndalet
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.