Në brifingun e tij me gazetarët, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se opozita po bllokon gjithçka që e çon vendin përpara, përcjell TV21. Kovaçevski duke aluduar në ish kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, tha se ai po qëndron në vend anëtar të BE-së, ndërsa partia e tij po tenton që ta bllokojë integrimin e vendit në BE.
“SHBA-të janë partnerët tanë strategjik. Eskobar në një intervistë tregoi mbështetjen e tij për vendimet që duhet të dalin nga Kuvendi, ndërkohë porosia ishte drejtpërdrejt ndaj opozitës, në lidhje me votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ata që frenojnë procesin, nuk kanë asnjë profit. Ai që frenonte procesin përfundoi në BE, ndërsa ne gjithë të tjerët mbetemi këtu ku jemi. Opozita po bllokon gjithçka qe e çon vendin përpara. Opozita nuk duhet te me mbështet mua por qytetaret, kjo ishte edhe porosia e Blinken”, tha mes tjerash Kovaçevski në brifing.