Tifozët e Barcelonës kishin arsye për të festuar mbrëmë. Gjiganti katalunas e siguroi titullin e kampionit të Spanjës për herë të parë që nga viti 2019.
Por, gjatë festimeve në qytet pas fitores ndaj Espanyolit, e cila ua siguroi titullin e 27-të në histori, tifozët katalunas e shprehën edhe një dëshirë që e kanë.
Dëshira e tyre më e madhe për verën që po vjen është rikthimi i Lionel Messit në Camp Nou, shkruan “Gazeta Express”.
Ata e thirrën emrin e kampionit të botës gjatë festimeve që i bënë mbrëmë. Ylli argjentinas po i kalon javët e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ku tifozët nuk po e duan dhe po e kërkojnë largimin e tij.
Ndërkohë, në klubin e tij të fëmijërisë, 35 vjeçari i ka dyert e hapura. Gjithashtu, ai ka ofertë edhe nga Arabia Saudite, ku i është ofruar një rrogë vjetores stratosferike prej 400 milionë eurosh.