Derisa po numërohen votat reagon presidenti Erdogan

featured

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në rrjetet sociale ka reaguar pas përfundimit të votimit, duke thënë se është fakt që zgjedhjet e 14 majit janë zhvilluar në formën e një feste të madhe të demokracisë dhe duke shprehur pjekurinë demokratike të Turqisë, raporton SHENJA.

Ai ka thënë se numërimi i votave është duke vazhduar, ndërsa përpjekja, sipas tij, që të shpallen rezultatet me ngut do të thotë “uzurpim i vullnetit kombëtar”.

“Jemi të kënaqur që dashuria e kombit tonë reflektohet në numërimin e vazhdueshëm të votave.

I kërkoj të gjithë miqve dhe kolegëve të mi të qëndrojnë në kutitë e votimit, sido që të jetë, deri në përfundimin zyrtar të rezultateve. Përgëzoj të gjithë qytetarët e mi që votuan në emër të demokracisë dhe morën pjesë në punën zgjedhore dhe shpreh mirënjohjen time për secilin prej tyre”, ka shkruar Erdogan në rrjetet sociale.

Derisa po numërohen votat reagon presidenti Erdogan
|