Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka theksuar se Kosova planifikon transformimin digjital në të gjitha fushat e qeverisë.
“Me një sektor të jashtëm në zhvillim jashtëzakonisht të madh të bazuar kryesisht në TIK, Kosova planifikon të avancojë transformimin digjital në të gjitha fushat e qeverisë, duke përfshirë menaxhimin e financave publike”, ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter.
Sipas tij Kosova mund të shfrytëzojë fuqinë e teknologjisë për të krijuar një të ardhme më të begatë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët tanë.
With a vastly developing outsource sector mainly based on ICT, 🇽🇰 plans to advance digital transformation in all areas of government, including public financial management. We can harness the power of technology to create a more prosperous & equitable future for all our citizens. pic.twitter.com/PDQtk6azZR
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) May 12, 2023