Përfundon takimi i ambasadorëve të QUINT-it me kryeministrin Kurti – s’ka deklarime për media

featured

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të vendeve të QUINT-it me kryeministrin e  Kosovës, Albin Kurti, mbajtur në zyrën e këtij të fundit në Qeverinë e Kosovës.

Ambasadorët e shteteve të Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së bashkuar dhe SHBA-së, tashmë kanë dalë nga ndërtesa e Qeverisë.

Megjithatë, asnjë prej tyre nuk janë deklaruar për media. Sidoqoftë, pritet që më vonë, Zyra për Media e Kryeministrit të lëshojë një deklaratë për media.

Kjo pasi zyrtarisht ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi, që ndodhë vetëm një ditë pasi në Kosovë qëndroi për vizitë emisari për dialogun Miroslav Lajçak, i cili pas Prishtinës vizitoi edhe Mitrovicën.

Atje tha se situata në veri është e tensionuar, ndërkohë që i njëjti sot ndodhet për vizitë në Serbi.

Përfundon takimi i ambasadorëve të QUINT-it me kryeministrin Kurti – s’ka deklarime për media
|