Abdixhiku pret në takim Schutzin, diskutojnë për dialogun

featured

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar këtë të premte, drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqi dhe EFTA në kuadër të ministrisë së Jashtme gjermane, Susanne Schutz.

Në takim ku prezent ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, u diskutua për proceset aktuale politike në të cilat po kalon Kosova.

Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e LDK-së për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është një marrëveshje bazike dhe jo finale; e që po ashtu nuk përmban njohjen nga Serbia.

Mes tjerash, i pari i LDK-së u tregoi edhe mos pajtueshmërinë e plotë me Draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, i cili draft parasheh një strukturë shtetërore brenda shtetit të Kosovës; një model i rrezikshëm për Kosovën.

Në takim është diskutuar po ashtu për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, por edhe për barrierat politike me të cilat përballen investitorët në Kosovë.

Siç bën të ditur LDK-ja nëpërmjet një kumtese Abdixhiku ka vlerësuar rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit gjerman në forcimin dhe konsolidimin e shtetit tonë në nismat ekonomike regjionale, si pikënisje e bashkëpunimit politik.

Abdixhiku pret në takim Schutzin, diskutojnë për dialogun
|