1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. WhatsApp vjen në orët inteligjente Android

WhatsApp vjen në orët inteligjente Android

featured

Për herë të parë WhatsApp po vjen në orët inteligjente. Në I/O 2023 ditën e Mërkure Google njoftoi se aplikacioni i komunikimit do të vijë në pajisjet me Wear OS 3 këtë vetë përfshirë Galaxy Watch 5 dhe Pixel Watch.

Në mesin e veçorive do të jenë edhe mundësia për të regjistruar dhe dërguar mesazhe zanore. Përdoruesit gjithashtu mund të përdorin aplikacionin për të dërguar mesazhe me tekst apo të shohin listat e kontakteve të preferuara.

Një version beta i softuerit u vu re kësaj jave nga 9to5Google. Nga versioni eksperimental dimë se për të shtuar një pajisje Wear OS në llogarinë tuaj WhatsApp duhet të vendosni një kod 8 shifror alfanumerik ofruar nga telefoni.

Gjithashtu versioni beta ka një ndërfaqe rrethore që tregon mesazhet e palexuara në ekranin e orës. Gjithashtu vihen re dy ikona për kontaktet dhe mesazhet zanore që do të thotë se përdoruesit mund të dërgojnë me shpejtësi mesazhe tek miqtë dhe familja.

Lajmi për mbërritjen e WhatsApp për WearOS vjen pasi Meta muajin e kaluar tha se do të mundësonte përdorimin e llogari në më shumë se një telefon në të njëjtën kohë. /PCWorld Albanian

WhatsApp vjen në orët inteligjente Android
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.