Lloris i dyzuar, oferta “faraonike” nga Arabia e “largon” nga Londra

featured

Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ka dhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe mund të largohet nga Spurs.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, francezi ka marrë ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite, e cila do të trefishonte pagën e tij aktuale.

36-vjeçari ka oferta të shumta, por ende nuk është marrë një vendim, pasi ai pret të flasë me presidentin Daniel Levy për projektet e ardhshme të klubit.

Lloris luan në Londër prej vitit 2012 duke qenë lojtari më i rëndësishëm në skuadër. Me kombëtaren e Francës arriti të shpallej kampion bote në Rusi 2018. por edhe fitues i Nations League në vitin 2021.


Top Channel

Lloris i dyzuar, oferta “faraonike” nga Arabia e “largon” nga Londra
|