Një kompani shtetërore e inteligjencës artificiale në Kinë njoftoi së fundi debutimin e modelit “Spark” një sistem AI dizajnuar për të konkurruar drejtpërdrejtë me ChatGPT të OpenAI.
Lançimi u bë nga kompania iFlytek ku u bë edhe demonstrimi i plotë i aftësive të këtij sistemi të inteligjencës artificiale.
Themeluesi dhe presidenti i iFlytek Liu Qingfeng mësohet të ketë dhënë se modeli Spark është “agimi” i inteligjencës artificiale të përgjithshme.
“Këtë vit do të vijojmë të përmirësojmë modelin tonë dhe më 10 Tetor do të tejkalojmë ChatGPT në gjuhën Kineze dhe të arrijmë të njëjtin nivel në gjuhën Angleze.”
.#China‘s leading intelligent speech and artificial intelligence (AI) company iFLYTEK launched its generative language model on Saturday. The company said it will keep updating it to a version better than the rival ChatGPT by Oct.. pic.twitter.com/zjSrPbAXKy
— Beijing Daily (@DailyBeijing) May 8, 2023
Detajet rreth teknologjisë së modelit Spark mungojnë por Qingfeng thotë se është sistemi AI më i avancuar sot në Kinë.
Krahasimet mes sistemeve AI janë të vështira për tu bërë. Jo vetëm që OpenAI mban detajet e trajnimit të modeleve të saj të fshehta, por ChatGPT gjithashtu është dëbuar nga Kina duke kufizuar mundësitë e OpenAI për të trajnuar sistemin e saj në gjuhën Kineze.
Sipas Qingfeng kompania nisi kërkimet me modelit Spark vetëm gjashtë muaj më parë. Nga ana tjetër OperAI ka zhvilluar GPT që prej 2015-ës dhe është lançuar vetëm më 30 Nëntor 2022. /PCWorld Albanian