Zëvendëskryeministri Bislimi pritet të raportojë para Komisionit për Integrim Evropian

featured

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, të mërkurën e 10 majit do të raportojë në Komisionin për Integrimin Evropian.

Duke filluar në ora 10:00, ai do të raportojë para deputetëve në ndërtesën e Kuvendit.

Ndryshe, më 2 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan në një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Në këtë takim, të dy liderët miratuan Deklaratën për të Zhdukurit, përmes së cilës synohet zgjidhja e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Por në këtë takim nuk pati pajtueshmëri për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Zëvendëskryeministri Bislimi pritet të raportojë para Komisionit për Integrim Evropian
|