Prokurorët në Francë nisin hetime për vdekjen e gazetarit francez

featured

Gjyqësori francez ka nisur një hetim për krime të luftës për vdekjen e gazetarit të agjencisë franceze të lajmeve ‘AFP’, Arman Soldin, i cili u vra në Ukrainë.

Nisjen e hetimeve e konfirmoi të mërkurën, prokuroria në Francë.

Soldin, 32 vjeç, vdiq kur ai dhe kolegët e tij të AFP-së u sulmuan nga raketat më 9 maj, derisa ishin me trupat ukrainase në rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Hetimi francez do të trajtohet nga njësi hetimore e specializuar në hetimin e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të urrejtjes, dhe do të kërkojë të përcaktojë rrethanat e sakta të vdekjes së Soldin, thanë prokurorët francezë.

Vdekja e tij e çon në të paktën 11 numrin e gazetarëve, stafit ndihmës apo shoferëve të ekipeve mediatike të vrarë që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës para më shumë se një viti.


Top Channel

Prokurorët në Francë nisin hetime për vdekjen e gazetarit francez
|