1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Nëna 36 vjeçare qëllohet për vdekje pasi u mbajt peng në shtëpinë e saj në Britani (fotot)

Nëna 36 vjeçare qëllohet për vdekje pasi u mbajt peng në shtëpinë e saj në Britani (fotot)

featured

Një nënë e dy fëmijëve është qëlluar për vdekje pasi u mbajt peng në shtëpinë e saj në lindje të Britanisë gjatë transmetimit te kurorëzimit te mbretit Charles III.

Të njohurit e familjarët i bënin homazhe gruas entuziaste për të cilën thonin se kishte shumë “jetë e dashuri për të dhënë”.

36 vjeçarja Hayley Burke, vdiq të hënën në spital, dy ditë pasi u qëllua për vdekje teksa policia u konfrontua me autorin në rajonin lindor të Kent.

Oficerët përdorën negociatorët e tyre për të folur me pengmarrësin në shtëpinë e ngjarjes pasditen e të shtunës pas raportimeve për trazira, por situata përfundoi me tragjedi.

Zonjusha Burke, nënë e dy fëmijëve që jetonin me të, u dërgua më pas në spital prej plagëve të një pushke, në ngjarjen e ndodhur teksa publiku shikonte kurorëzimin e mbretit të ri të Anglisë.

Një nga mikeshat e Burke tha për rrjetin KentLive: ‘Hayley ishte mikesha më e vjetër e grupit dhe gjithmonë bënte për të qeshur të tjerët’.

‘Hayley i donte megjithë zemër fëmijët e saj, ishte shumë e sinqertë. Nëse dikush donte një opinion të ndershëm pyesnin Hayley.”

Fqinja e saj tha se fëmijët e të ndjerës nuk ishin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

“Më vjen turp t’i tregoj njerëzve sepse kjo është një zonë normalisht e qetë, nuk mund ta besoj atë që ka ndodhur”, tha ajo.

Viktima vdiq nga plagët e saj mbrëmjen e 8 majit, ndërsa i dyshuari 29 vjeçar gjithashtu u dërgua në spital dhe mbetet në gjendje të rëndë.

“Ai po trajtohet si i dyshuar dhe hetimet po kryhen nga drejtoria e krimeve të rënda në Kent e Essex Serious”, tha policia vendase.

Dëshmitarët përshkruanin sesi policia kishte rrethuar zonën para ngjarjes dhe kishin këshilluar njerëzit të qëndronin në shtëpi para se të hynin me forcë nga dera kryesore.

Një dëshmitare përshkruante skenën si drithëruese por në incident nuk ishin zbrazur armë përveç atyre të plagosjeve nga autori i dyshuar.

Hetimet vijojnë.


Top Channel

Nëna 36 vjeçare qëllohet për vdekje pasi u mbajt peng në shtëpinë e saj në Britani (fotot)
|