Emocione dhe spektakël në Bernabeu, ku ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City përfundoi 1-1. Prandaj, të gjitha shtyhen deri në kthimin e planifikuar për 17 maj në Etihad. Sfida u vendos nga dy magji, njëra nga Vinicius dhe tjetra nga De Bruyne. Goli i mesfushorit belg, i cili mbërriti në minutën e 67-të me një goditje të pabesueshme me mundësinë e pare, që nuk i dha asnjë shans Courtois, u kundërshtua ashpër nga Blancos pasi duket i parregullt.
Real Madrid protestoi në fushë për rikuperimin e bërë nga Bernardo Silvës, me topin që sipas tyre kishte dalë jashtë vijave anësore. VAR nuk ndërhyri dhe Ancelotti u ndëshkua për protesta. Pamjet e publikuara pas ndeshjes vërtetojnë të drejtën e Blancos: topi i rikuperuar nga Bernando Silva kishte kaluar vijën e kontaktit duke e bërë golin jo të rregullt. VAR, megjithatë, nuk mundi të ndërhynte gjatë ndeshjes duke qenë se ky rikuperim ndodhi në një aksion para atij të golit të mesfushorit belg, i cili mbërriti pas asaj rivënieje.