Rrezikojnë rrëzimin nga Ligue 1, Nante shkarkon trajnerin Kombouare/ Ja kush e zëvendëson

featured

Antoine Kombouare nuk është më trajneri i Nantes.

Në një publikim në faqen zyrtare të Nantes theksohet se trajneri dhe klubi kanë rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën që i lidhte.

Skuadra franceze ka rënë në vendin e 17-të në Ligue dhe janë në rrezik serioz të rënies nga Ligue 1, ndërsa më herët humbën edhe finalen e Kupës së Francës nga Toulouse.

Sa i përket pjesës së mbetur të sezonit, pankina iu besua trajnerit të të rinjve Pierre Aristouy.


Top Channel

Rrezikojnë rrëzimin nga Ligue 1, Nante shkarkon trajnerin Kombouare/ Ja kush e zëvendëson
|