Të pagjeturit e Kosovës/ Si do zbatohet deklarata e Brukselit për zbardhjen e fatit të tyre

featured
Press Online
08 Maj 2023, 02:44

Deklarata për të pagjeturit e nënshkruar më 2 maj në Bruksel nga Kosova dhe Serbia, obligon palët të bashkëpunojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve nga lufta e fundit. 

Një gjë e tillë është mirëpritur nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Palët mes tjerash janë zotuar të vënë në dispozicion të gjitha dokumentet, urdhërat, video e audio incizimet e po ashtu edhe dokumentet e klasifikuara për të ndihmuar këtë proces.

Sipas Fondit dokumentet e tilla mund të shfrytëzohen edhe për nisjen e hetimeve për krime lufte. Megjithatë kjo mund të paraqesë probleme në procesin e gjurmimit të të zhdukurve.

Me anë të deklaratës së përbashkët Kosova dhe Serbia zozohen në ndriçimin e të zhdukurve gjatë luftës në periudhën 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

 


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter