Sulmet ruse në Ukrainë/ Bombarduesit me rreze të gjatë veprimi godasin magazinën e Kryqit të Kuq në Odesa

featured

Kryqi i Kuq i Ukrainës pezulloi operacionet në Odesa pasi një raketë ruse goditi depon e saj në qytetin port.

“Si rezultat i një sulmi raketor në rajonin e Odesës më 8 maj, magazina e organizatës rajonale të Shoqatës së Kryqit të Kuq të Ukrainës, me një sipërfaqe prej 1000 m2 , e marrë me qira, u shkatërrua plotësisht”, tha Kryqi i Kuq i Ukrainës në një deklaratë.

Organizata vazhdoi duke thënë se nuk kishte viktima.

Zjarri shkatërroi plotësisht ndihmat humanitare për rajonin e Odesës që ishte ruajtur në magazinë. Nuk kishte përfaqësues të Kryqit të Kuq në vend në kohën e sulmit me raketa”- thanë përfaqësues të Kryqit të Kuq.

8 raketa u lëshuan gjithsej në Odesa gjatë natës të së dielës, duke vrarë një dhe duke plagosur tre. Sulmet me raketa ruse u regjistruan gjithashtu në rajonet e Kievit, Kharkiv, Kherson dhe Mykolaiv.


Top Channel

Sulmet ruse në Ukrainë/ Bombarduesit me rreze të gjatë veprimi godasin magazinën e Kryqit të Kuq në Odesa
|