Qëndrimet “nxehtë-ftohtë” të pushtetit dhe opozitës për një zonë zgjedhore, “truk” politik apo përpjekje e sinqertë?!

featured

Për një njësi zgjedhore flitet për më shumë se gjashtë vjet, por deri më tani pa progres konkret. Nisma për rikthimin e kësaj çështjeje në rend dite erdhi pasi filloi të funksionojë një grup pune që duhet të harmonizojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Por pas mbledhjes së parë të grupit të punës mbërritën mesazhet se ndryshimi i modelit zgjedhor nuk është prioritet.

“Modeli zgjedhor nuk është prioriteti ynë”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, duke shpjeguar se detyra e parë është futja e vërejtjeve dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe detyra e dytë është hartimi i kodit të ri zgjedhor.

Nga ana tjetër, partitë më të vogla politike vënë në rend kërkojnë që të futet në rend dite projektligji i “harruar”, i cili u ndal në lexim të parë në Komisionin e Sistemit Politik që parasheh ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore.

“Dëshirojmë të hapim debatin në seancë plenare në Parlament dhe të mund të paraqesim argumentet që besojmë se janë në favor të një njësie zgjedhore dhe të dëgjojmë argumentet e partive politike që nuk janë përkrahës të këtij modeli. Ka nga ata që besojnë se duhet një njësi zgjedhore, por duhet vendosur një prag zgjedhor. Hajde të përballemi me argumentet dhe të krijojmë një zgjidhje që do të jetë më e mira si për shtetin, ashtu edhe për qytetarët. Ne si propozues të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, propozuam që ajo të jetë me ndryshim të modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore e cila do të jetë pa prag, pra do të vendoset regjistrim natyror”, tha për “360 gradë” deputetja dhe kryetarja e Partisë Liberal Demokratike (LDP) në pushtet, Monika Zajkova, përcjell PRESSonline.al

Ajo thotë se modeli aktual zgjedhor favorizon partitë më të mëdha politike dhe i shtyn ato më të voglat që janë në koalicion me to.

“Si të imponohet një sistem bipolar i ndryshimit të strukturës politike mes dy partive nga blloku maqedonas dhe një deri në dy partive nga blloku shqiptar. Kjo na shtyn të bëjmë koalicione parazgjedhore, nga të cilat nuk mund të matet vlera reale e ideologjive politike”, thotë Zajkova.

Nga partitë më të vogla besojnë se ndryshimet do të çonin në një parlament më plot ngjyra, një përfshirje më të madhe, sepse në kushte të ndryshme, të barabarta, edhe partitë e vogla do të kenë mundësi të faktorizohen në mënyrë të pavarur.

“Me një njësi zgjedhore dhe duke fshirë avantazhet sistematike që marrin partitë e mëdha, me 90% të hapësirës mediatike për reklamimin e tyre, procesi do të demokratizohet, do të çmontohet pozicioni i tyre i mëparshëm monopol dhe do të forcohet përgjegjësia”, ka deklaruar për Dojçe Vele deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Disa nga partitë e vogla janë të gatshme të diskutojnë për një prag elektoral, por jo për atë që përmend përfaqësuesi i BDI-së, Arbër Ademi.

“Nëse flasim për modelin dhe një njësi zgjedhore, atëherë duhet të vendosim për lista të hapura dhe një prag prej 5 për qind. Përvoja të tilla ka, por do të përmbahem nga komentet e mëtutjeshme”, deklaroi deputeti Arbër Ademi, duke iu përgjigjur pyetjes nëse BDI do ta mbështesë modeli me një zonë zgjedhore.

Në grupin punues marrin pjesë përfaqësues nga tri ministri, disa institucione, organizata joqeveritare, ndërsa nga partitë LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët, Besa, Alternativa, Levica dhe Lidhja Demokratike. Nga VMRO-DPMNE kanë vendosur që të mos marrin pjesë në grupin punues, por për çështjen e një njësie zgjedhore do t’i lënë partitë në pushtet të tregojnë nëse sinqerisht evokojnë për ndryshimin e modelit zgjedhor.

“Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka shtatë vite që manipulon opinionin dhe partitë më të vogla politike për të ndryshuar modelin në një njësi zgjedhore si model zgjedhor më demokratik. Manipulimi i dytë ishte se VMRO-DPMNE donte të parandalonte një ndryshim të tillë në modelin zgjedhor. Ne kemi thënë para dy vitesh se VMRO-DPMNE pranon një model elektoral me një njësi zgjedhore, sepse kjo do të sjellë barazi të votave në çdo komunë dhe në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të dalë me një zgjidhje të tillë. Nëse qeveria del me zgjidhje për një njësi zgjedhore, ne do të përfshihemi dhe do të japim kontributin tonë në përcaktimin e tekstit përfundimtar”, ka deklaruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, përcjell PRESSonline.al

Për dallim nga LSDM-ja, e cila deri më tani në mënyrë deklarative ka mbështetur vetëm një njësi zgjedhore, një mbështetje të tillë nuk ka pasur nga BDI. Në opinion ka dyshime se qëndrimet “nxehtë-ftohtë” të partive të mëdha, si nga pushteti, ashtu edhe nga opozita, në raport me një njësi zgjedhore, janë thjesht një truk që çon në një pandryshueshmëri të garantuar të modelit zgjedhor.

Në dhjetë vitet e fundit janë bërë 32 ndryshime në Kodin Zgjedhor, pa asnjë debat publik, 22 ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor, 4 ndryshime janë bërë në bazë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dy ndryshime janë rezultat i zgjatjes së afateve për mbajtjen e zgjedhjeve dhe 4 ndryshime janë bërë për shkak të korrigjimeve nomoteknike të neneve të caktuara në rregullore. (PRESSonline.al)

Qëndrimet “nxehtë-ftohtë” të pushtetit dhe opozitës për një zonë zgjedhore, “truk” politik apo përpjekje e sinqertë?!
|