1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Kryetari i Parlamentit të Austrisë viziton sot Kosovën

Kryetari i Parlamentit të Austrisë viziton sot Kosovën

featured

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, Sobotka do të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Kuvendi i Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka’’, thuhet në njoftim.

Takimi pritet të nis nga ora 11:30 dhe pas takimit do të mbajë konferencë për media.

Pas përfundimit të konferencës, kryetarët Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit.

Kryetari i Parlamentit të Austrisë viziton sot Kosovën
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.