Kryeministri Kurti mirëpret pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës

featured

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmjen e 7 majit, në një event të organizuar, ka mirëpritur pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës, ku këtë herë Kosova është nikoqire e saj.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Twitter, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik, krijon shoqëri më të drejta e jo vetëm gjenerim të pasurisë.

‘’Sonte (mbrëmë) mirëprita pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës, të cilin e kemi nderin ta presim këtë vit në Kosovë. Bashkëpunimi ekonomik midis demokracive jo vetëm që gjeneron pasuri, por gjithashtu mbështet vlerat tona të përbashkëta, duke krijuar shoqëri më të drejta dhe më të prosperuara për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kryeministri Kurti mirëpret pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës
|