Konjufca në takim me homologun austriak: Serbia e kërkon një republikë serbe brenda Kosovës, e papranueshme sjellja e saj

featured

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se është e papranueshme sjellja e Serbisë karshi Kosovës.

Konjufca ka thënë se Serbia nuk po e zbaton atë që po nënshkruan dhe se po do që ta krijojë një “republikë serbe” brenda Kosovës. Këtë e ka quajtur të gabueshme dhe të papranueshme.

Në konferencë për media pas takimit që pati ai me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka shtuar se ka Austria i qëndron Kosovës pranë nëpër të gjitha fazat dhe sfidat që i kalon si shtet në arenën ndërkombëtare.

“Ia ngrita shqetësimin kryetarit Subotka për sjelljen e papranueshme të shtetit serb, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Kosova me shumë vullnet të mirë e pranoi marrëveshjen e Ohrit, por ne po jemi dëshmitarë se si Serbia e lexon krejtësisht në mënyrë të kundërt marrëveshjen që e ka pranuar prej asaj që e lexon Republika e Kosovës. Është e shkruar e zeza në të bardhë që kjo marrëveshje i përmban dy dimensione, shtylla e parë është njohja de facto e Serbisë për Kosovën, kjo është shtylla substanciale politike e marrëveshjes. Të sillesh si Serbia, ta hedhësh poshtë krejtësisht dhe absolutisht këtë shtyllë substanciale dhe të thuash se për ta nuk vlen kjo pjesë, e kërkojnë me ngulm një republikë serbe brenda Kosovës, kjo është mënyrë fort e gabueshme dhe e papranueshme e leximit të marrëveshjes që e kanë pranuar palët”, ka deklaruar ai.

Konjufca ka theksuar se duke i bërë thirrje Listës Serbe që të mos regjistrohet në zgjedhjet lokale në Kosovë dhe që të mos marrë pjesë në institucionet e Kosovës, Serbia nuk i kontribuon fare stabilitetit në rajon, “përkundrazi shkakton nxitje për sfidim të stabilitetit dhe destabilizim të situatës”.

Konjufca në takim me homologun austriak: Serbia e kërkon një republikë serbe brenda Kosovës, e papranueshme sjellja e saj
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.