1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Dosti i drejtorit të Kulturës në Prizren, shpërblehet me mijëra euro subvencione nga Komuna e Shaqir Totajt të PDK-së

Dosti i drejtorit të Kulturës në Prizren, shpërblehet me mijëra euro subvencione nga Komuna e Shaqir Totajt të PDK-së

featured

Për të përfituar nga subvencionet e Komunës së Prizrenit që udhëhiqet nga Shqair Totaj i PDK-së, mjafton të kesh një miqësi të mirë me njërin nga drejtorët e kabinetit dhe t’i shpërndash në facebook postimet e kryetarit.

Shembulli më i mirë që e dëshmon këtë është i riu prizrenas, Fatih Lalo i cili është drejtor i organizatës “Junior Akademi” në Prizren.

Ai, deri më tani  ka arritur t’i merr dy subvencione nga Komuna e Prizrenit ngase ka një miqësi të mirë me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë Komunë, Adem Morina.

Sipas burimeve të KosovaNews,i riu Lalo ka punuar për një kohë si praktikant pikërisht në drejtorinë nga e cila i shpërblye me subvencion prej 6 mijë eurosh, por jo vetëm kaq…

Aim OJQ-në në fjalë, ka arritur të merr subvencione edhe nga Drejtoria e Turizmit, për aktivitetin “Genclik Fesftivali”, shumën e të cilave Komuna  e Prizrenit nuk e ka bërë publike në listën përfundimtare të përfituesve.

KosovaNews, ka bërë një hulumtim rreth Lalos, ku në faqen e tij të facebookut ka gjetur ca fotografi ku kishte pozuar me drejtorin Morina në marshin “Liria ka Emër”.

Ai në të njëjtën kohë, kishte postuar një fotografi nga një kafene ku shihej i ulur me drejtorin në fjalë dhe sipër fotografisë, kishte thurë lëvdata për të.

Po ashtu, Lalo në facebook kishte të shpërndarë edhe disa postime të kryetarit Totaj dhe Komunës së Prizrenit.

Të gjitha këto postime, u fshinë nga facebooku menjëherë pasi Lalo u kontaktua nga KosovaNews për të mësuar më shumë në lidhje me këto subvencione.

KosovaNews, po ashtu ka pyetur edhe Komunën e Prizrenit se a mund të ketë ndikuar drejtori Adem Morina në përfitimin e këtyre subvencioneve nga Fatih Lalo.

Duke mos iu përgjigjur kësaj pyetje, nga Komuna e Prizrenit kanë pranuar vetëm se Lalo ka qenë i angazhuar si praktikant në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për hir të korrektësisë, KosovaNews do ta publikojë përgjigjen e plotë më shkrim nga ana e Komunës së Prizrenit:

Te nderuar

Ne pytjen e juaj te derguarur  ne adresen e DKRS-Prizren lidhur me perfituesin e subvencioneve z.Lalo,

DKRS-ju njoftone se z.Lalo nuk eshte as puntore e as zyrtare ne DKRS e as ne ndonje Drejtori tjeter ne Komunen e Prizrenit

Z.Lalo ka vepruar nga data 07.06.2022  nga zyra e Kryeminstrit si praktikant dhe nga data  e perfundimit te praktikes nuk ka  vijuar pune si praktikant ne DKRS-

Te bashkangjitur i keni te gjitha dokumentat!”m thuhet në përgjigjen e Komunës së Prizrenit.

Dosti i drejtorit të Kulturës në Prizren, shpërblehet me mijëra euro subvencione nga Komuna e Shaqir Totajt të PDK-së
|