1. Lajme
  2. SPORT
  3. Spalletti: Besova te titulli, por edhe nëse nuk do e fitonim do isha sërish i lumtur

Spalletti: Besova te titulli, por edhe nëse nuk do e fitonim do isha sërish i lumtur

featured

Luciano Spalletti, trajneri i Napolit, ka dhënë një intervistë për mediet italiane për fitoren e titullit të Seria A.

Tekniku theksoi se besoi te triumfi, ndërsa më tej shtoi se edhe nëse nuk do ia ishin dalë të siguronin titullin ishte i kënaqur me rrugëtimin e bërë.

“Titulli i Napolit është një ngjarje historike. Një ngjarje nga e cila të gjithë të brendshëm ose jo përfitojnë, në përgjithësi i gjithë futbolli ynë. Nuk pushova asnëj moment së besuari te triumfi, por edhe sikur të mos e kisha fituar do të isha i kënaqur me rrugëtimin. U ndjeva i pushtuar nga ndjenjat e tifozëve të Napolit, në këtë moment ndihem i kënaqur, i lumtur, i qetë që u kam dhënë kaq shumë lumturi tifozëve të Napolit. Kjo është lumturia e vërtetë, të kesh bërë kaq shumë njerëz të lumtur, duke u dhënë gëzim të gjithë atyre që e duan Napolin”-deklaroi Spalletti.


Top Channel

Spalletti: Besova te titulli, por edhe nëse nuk do e fitonim do isha sërish i lumtur
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.