Sot shënohet 25-vjetori i rënies së heroit Bahri Fazliu.
“Për nder të 25-vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit Bahri Fazliu. Ftoheni që të merrni pjesë në homazhe me rastin e 25-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës – Bahri Fazliu. Me 7 maj 2023 (e diel) ora 12:00 në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë. Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit”, thuhet në një njoftim nga Këshilli Organizativ.
Më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi ka rënë heroikisht Bahri Fazliu.
Fazliu ka qenë anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai për disa vjet ka jetuar në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, e cila ishte botuar nga LKÇK-ja.
Bahriu ka qenë vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.