Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, ka njoftuar se ka takuar edhe presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
E para e vendit ka shkruar në Twitter se presidentin gjerman e ka informuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Osmani ka falënderuar atë për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës, në rrugën euro-atlantike. “E informova presidentin për dialogun dhe e falënderoi për mbështetjen e Gjermanisë për integrimet euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Osmani, të dielën.
Great to catch up with President Frank-Walter Steinmeier at the King’s #Coronation.
Updated the President on the dialogue, and thanked him for Germany’s support for Kosovo’s Euro-Atlantic integration. 🇽🇰🇩🇪 pic.twitter.com/oml9cRrMhv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 7, 2023