Përfundon konferenca për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Me dy grupet punuese është mbajtur sot konferenca e Fondit Sovran, ku u tregua se çka është bërë deri tash për institucionin i cili është afër krijimit.

Ngjarja është organizuar nga Zyra e Kryeministrit dhe Fondacioni Friedrich Ebert, ku morën pjesë edhe shumë ekspertë vendorë e të huaj.

Kryeministri Albin Kurti tregoi se ndërmarrjet publike si Trepça do të kalojnë nën menaxhimin e këtij fondi, derisa përmendi edhe të mirat që sjell ai sipas tij.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se me krijimin e Fondit Sovran do të ketë stabilizim të ekonomisë së Kosovës.

Kurti në konferencën për lansimin e këtij Fondi ka shtuar se ndërmarrjet publike do të bëhen pjesë integrale e këtij projekti me qëllim të rritjes së investimeve.

“Tani kur Projektligji ka kaluar konsultimet publike, tanimë jemi një hap më afër për miratimin e tij. Një nismë e tillë do të rezultojë me një stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijimin e profitit të shtetit përmes investimeve të mençura dhe me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Fondi Sovran do të jetë një mjet institucional i investimeve.

Për funksionimin e Fondit Sovran, foli edhe koordinatorja e tij, Rrezarta Pllana, e cila tha se ai do të jetë institucion zhvillimor që ndër të tjera do të menaxhojë asetet shtetërore.

Pas fjalës së panelistëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të bëjnë edhe pyetje.

Përfundon konferenca për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *