1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Ministri Mehaj pritet nga ambasadorja Haxhitasimi në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali

Ministri Mehaj pritet nga ambasadorja Haxhitasimi në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali

featured

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, këtë të diel.

Ministria njofton se në këtë vizitë zyrtare Mehaj është pritur nga ambasadorja, Lendita Haxhitasimi.

“Në takim, ambasadorja Haxhitasimi e njoftoi Ministrin Mehaj për angazhimet e Ambasadës, si dhe bashkëpunimin me shtetin partner, Italinë, si aleat në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Mehaj ka falënderuar ambasadoren për angazhimin e saj diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme.

Ministri Mehaj pritet nga ambasadorja Haxhitasimi në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.