1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Kryeministri Kurti: Fondi Sovran krijon profit për shtetin e Kosovës

Kryeministri Kurti: Fondi Sovran krijon profit për shtetin e Kosovës

featured

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fhjalën e tij gjatë konferencës për Fondin Sovran të Kosovës, bashkëorganizim ky i Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftun, tha se janë afër themelimit të Fondit Sovran.

Sipas tij, Fondi Sovran krijon profit për shtetin e Kosovës.

‘Ndërmarrjet publike do të bëhen pjesë integrale e Fondit Sovran”, theksoi ai mes tjerash ai.

Kryeministri ka lavdëruar qeverisjen e tij për çka tha se janë bërë ndryshime ne ndërmarrjet publike, duke u kthyer ato nga ndërmarrje me humbje – në ndërmarrje me profit.

“Jemi një hap afër miratimit të projektligjit dhe me këtë kurorëzimin e idesë që ka nisur me koncept-dokumentin mbi Fondin Sovran, të udhëhequr nga Besnik Pula, vitin e kaluar. Qeveria jonë qëndron fuqishëm mbrapa këtij vizioni duke besuar se një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijimit të profitit për shtetin përmes investimeve të mençura e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë”, ka thënë Kurti në këtë konferencë.

Kurti ka përmendur edhe fitoret në Arbitrazh.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe rritjen e ekonomike të Kosovës, që është njëra ndër të mëdha në vendet e rajonit.

Ai përmendi edhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovës.

Konferenca për Fondin Sovran të Kosovës, po vazhdon pinimet dhe aty po flasin edhe akterë tjerë të përfshitë për themelimin e këtij institucioni.

Kryeministri Kurti: Fondi Sovran krijon profit për shtetin e Kosovës
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.