1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Holandë, autoritetet arrestojnë 154 tifozë futbolli për thirrje antisemite

Holandë, autoritetet arrestojnë 154 tifozë futbolli për thirrje antisemite

featured

Policia holandeze arrestoi 154 tifozë futbolli në Amsterdam të shtunën për shkak së kënduan thirrje antisemitike.

Përmes një deklarate, policia thotë se tifozët e futbollit u paralajmëruan disa herë që të ndalonin së kënduari ndërsa po shkonin për në Arenën Johan Cruijff në metro, mirëpo refuzuan të bindeshin.

Mbështetësit u arrestuan pasi arritën në stacionin Strandvliet.

Arrestimet erdhën në të njëjtën ditë që Ajax dhe AZ Alkmaar po luanin një ndeshje në arenë. Në deklaratën e policisë nuk është specifikuar se cilën skuadër kanë mbështetur tifozët e ndaluar.


Top Channel

Holandë, autoritetet arrestojnë 154 tifozë futbolli për thirrje antisemite
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.