Ylli anglez i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, të shtunën shënoi një goditje me kokë kundër ekipit Crystal Palace për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave në Premierligën angleze, transmeton Anadolu.
Kane, sulmues në Spurs që nga viti 2011, ka shënuar 209 gola në Premierligë në 317 paraqitje, për të tejkaluar ish-sulmuesin e Manchester Unitedit dhe Evertonit Wayne Rooney, i cili doli në pension në vitin 2021.
Kane shënoi golin e fitores afër fundit të pjesës së parë në stadiumin Tottenham Hotspurit në Londër. Spurs fituan me rezultatin 1-0.
29-vjeçari tani synon golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në Premierligë, Alan Shearer. Ish-sulmuesi i Newcastle Unitedit ka shënuar 260 gola në ligë.
Shearer u pensionua në vitin 2006.
Këtë sezon Kane ka shënuar 26 gola në Premierligë dhe ka një kontratë me Spursin deri në vitin 2024.