1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Fushata e PD-së në Tiranë/ Kandidati Roland Bejko takon banorët e “Xhamllëkut”

Fushata e PD-së në Tiranë/ Kandidati Roland Bejko takon banorët e “Xhamllëkut”

featured

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë Roland Bejko, zhvilloi një takim derë më derë me tregtarët dhe banorët e zonës së Xhamllikut.

Ndërsa shpërndante programin elektoral, ai tregoi respekt edhe për kundërshtarët në garë.

Banorja: Jeni shumë të mirë, por ne votojmë për Erion Veliajn.

Bejko: Shumë mirë. Megjithatë, lexojeni dhe programin tonë

Banorja: E di se të ndjek

Bejko: Më ndjek…

Bejko tha se do të ulë kostot për tregtarët e zonës, në mënyrë që banorët të ushqehen me produkte të freskëta pa iu rënduar xhepi

Në takimet me bizneset e vogla, më bën përshtypje, se taksat janë shumë të larta. Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj i ka rritur në mënyrë të vazhdueshme taksat. Prandaj ne bashkë me ekspertët tanë do ti japim frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat”.

 


Top Channel

Fushata e PD-së në Tiranë/ Kandidati Roland Bejko takon banorët e “Xhamllëkut”
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.