Të gjitha faqet e para të gazetave të së Dielës, në Angli i janë kushtuar kurorëzimit të Charls III si mbret dhe Kamilës si mbretëreshë.
Nga këto shtatë gazeta në 5 prej tyre faqen e parë e ka zënë një foto e Mbretit Charls, ndërsa në dy tjera fotoja e Charles bashkë me Kamilën.
“Të Lumtur dhe të Gëzuar” është titulli Sunday Express.
Ndërsa Mail on Sunday ka zgjedhur si titull:
“Pamja e të dyve që thotë” E dashur ky është një triumf”.
Sakaq gazeta më e madhe të Dielës në Skoci shkruan:
“Mbreti i Botës” duke theksuar se “Një rekord shikuesish prej 300 milion njerëz panë momentin historik të Kurorëzimit”.
Top Channel