1. Lajme
  2. SPORT
  3. Trajneri kërkon falje, u shfaq duke goditur me shpullë volejbollisten minorene

Trajneri kërkon falje, u shfaq duke goditur me shpullë volejbollisten minorene

featured

Ngjarja e dy ditëve më parë në ndeshjen e volejbollit të femrave U18 të skuadrës së Skënderbeut dhe Dinamos, ku trajneri i korçareve godet dy prej vajzave, ka pasur një reagim të ashpër të opinionit publik.

Në një intervistë për Top Channel trajneri Romeo Xenga tregon ngjarjen.

 “Ishte një moment emocional, të ngarkuar nga adrenalina, finalja, kush merret me sport e kupton…”, tha Romeo Xega, trajner i volejbollit Skënderbeu U18.

 “Kur e sheh duket pak e ekzagjeruar, dhe kërkoj falje nëse kam prekur ndokënd por me vajzat e familjarët e tyre kemi marrëdhënie shumë të mira”, tha Xega.

Ndërkohë menjëherë ka reaguar federate e volejbollit e cila i ka hequr licensën trajnerit korçar dhe duke e përjashtuar përgjithmonë nga ky sport.

 “Ka qenë një veprim shumë I nxituar, pasi duhet të ishim pyetur për ngjarjen ne apo vajzat apo familjarët e tyre”, tha Xega.

Krejtësisht në mbështetje të profesorit janë shprehur të dyja vajzat e goditura, Aleksia Saqellari dhe Rovena Gengo.

Top Channel

Trajneri kërkon falje, u shfaq duke goditur me shpullë volejbollisten minorene
|