Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skenderbeu“ të Prishtinës, nga ku me veshje kombëtare, me këngë e me valle, po e festojnë ditëlindjen e kryetrimit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, shkruan KosovaNews.
Po ashtu, ata kanë edhe një kërkesë nga Qeveria e Kosovës, kërkojnë që data 6 maj të shpallet ditë feste shtetërore me ngritje të flamujve kombëtare në të gjitha qytetet e Kosovës.
Theksojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar ditëlindjen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu me fjalët e shkrimtarit të madh, Fan S. Noli, duke thënë se “çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit”.





