Plagoset teoristi i njohur pro-Kremlin në shpërthimin ku u vra shoferi tij në Rusi (fotot)

featured

Shkrimtari i njohur nacionalist rus Zakhar Prilepin është plagosur sot në një atentat me bombë në makinë, ku shoferi tij humbi jetën, njoftonin zyrtarët, duke bërë fajtorë Ukrainën dhe Perëndimin.

Prilepin ishte një mbështetës i zëshëm i luftës që Kremlini quan “operacion special ushtarak në Ukrainë”, ndërsa mbeti sot i plagosur në incidentin në rajonin lindor Nizhny Novgorod.

Guvernatori i Nizhny Novgorod, Gleb Nikitin tha se Prilepin kishte pësuar vetëm fraktura të vogla dhe po merrte ndihmë mjekësore.

Agjencia ruse RBC tha se Prilepin po kthehej në rajon pasi kishte vizituar rajonet e pushtuara të Donetsk e Luhansk në lindje të Ukrainës.

Hetuesit rusë thanë se po e trajtonin incidentin si një “akt terrorizmi”.

Mediat publikonin pamje të një automjeti të bardhë të përmbysur, pranë një krateri në tokë dhe copa metalesh të përhapura përreth.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se një i dyshuar ishte arrestuar për ngjarjen dhe ishte bastisur një apartament në Moskë ku besohet se është montuar bomba.

Prilepin ka thënë mes te tjerash në shkrimet e tij se ka marrë pjesë në luftimet në Ukrainë.

Ai bëhet figura e tretë e njohur pro-luftës që sulmohet me bombë që prej nisjes së konfliktit në shkurt 2022.

Në gusht 2022, një bombë në makinë vrau Darya Dugina, bijën e një teoristi të njohur politik rus që njihej si këshilltar i presidentit Putin, për të cilin iu vu faji inteligjencës së Ukrainës.