Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Kelliçi u takua me banorë të njësisë nr 5 dhe 2 në kryeqytet më të cilët ndau 5 pikat e programit të tij dhe diskutoi problematikat e banorëve dhe Kandidati hodhi akuza ndaj drejtorëve në bashki.
“Drejtoria e Higjenës i ka kërkuar ndërhyrje për shkak të situatës Njësisë Administrative Nr.2, pra Njësisë bashkiake Nr.2 dhe Policisë Bashkiake për të ndërhyrë këtu. Kanë kaluar deri tani 4 vjet e tre muaj. Shumë shpejt qenkan, katër vjet e tre muaj. Ky Redi Molla është ai që po ndërton hotelin 15 milionë euro bashkë me Mariglen Qaton. Që ta dini ju pse nuk ndërtohen këto, ta dinë qytetarët. Se në vend që të jetë punonjës i shtetit, e të merret me këto probleme, është duke ndërtuar hotel 15 milionë euro. Ky është problemi”, tha ai.
Belind Këlliçi kërkoi sërish që të përballet me kundërshtarin e tij Erion Veliaj në një debat publik.
“Sërish gjej rastin ta ftoj Erion Veliajn në këto 8 ditë që kanë mbetur fushatë, ku je Erion? Vij vërdallë në të gjithë rrugët e Tiranës dhe nuk të gjej! Pse fshihesh? Hajde mor flasim në publik, hajde të flasim për bilancin tënd të punës, për premtime e mia që ti pretendon që nuk realizohen dhe mbi të gjitha për një çështje që ti e ke përzemër, për shkollimin tim dhe për shkollimin tënd”, theksoi kandidati.
Kandidati I “Bshkë Fitojmë” u dha garanci banorëve se pas 14 majit, prona e tyre dhe pallatet mbi 50-vjeçare nuk do të preken.
“Garantoj dhe një herë nga këtu, nga kjo zonë, nga Njësia Nr.5, nga lulishtja “1 Maji”, se këto pallate, jo vetëm këto por në të gjithë zonën në të gjithë Tiranën, nuk do të preken dhe prona e qytetarëve nuk do të preket. Vetëm nëse qytetarët do të duan, do të bien dakord, për të hapur rrugë për një projekt ndërtimi dhe do të nënshkruajnë që do të marrin sipërfaqen që kanë sërisht po aty ku e kanë, në të njëjtin pozicion ku e kanë, atëherë mundet të ecin përpara banorët me dakordësinë e tyre”, u shpreh Këlliçi.
Belind Këlliçi zhvilloi takime edhe të rinjtë në Laprakë dhe tha se me programin e tij synon që të frenojë shpopullimin e vendit dhe Tiranës nga të rinjtë.
Top Channel