Qeveria e Serbisë ka miratuar masa që kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme që urgjentisht të përgatisë amendamente për Ligjin për armët dhe municionet.
Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në tri fshatra në jug të Beogradit, teksa një sulmues me armë automatike hapi zjarr nga një automjet në lëvizje e sipër.
Sulmi i së enjtes, i cilësuar akt terrorist nga presidenti i Serbisë, ndodhi një ditë pasi një nxënës 13-vjeçar vrau tetë fëmijë të tjerë dhe një rojë sigurie në një shkollë fillore në kryeqytetin serb.
Ai i ka njoftuar çarmatosjen e Serbisë për shmangien e këtyre sulmeve.
Top Channel