Pavarësisht se po udhëheq 2:0 ndaj skuadrës së Lazios, Milani tani duhet të mendojë për Rafael Leaos.
Ylli portugez pësoi lëndim ndaj Lazios qysh në minutën e 11’ të ndeshjes, dhe u detyrua që ta lë lojën, kështu duke alarmuar Milanin.
Padyshim ky është një lajm tejet shqetësues për trajnerin Stefano Pioli, pasi që javën tjetër do ta ketë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Interit.
Mbetet të shihet se cila është shkalla e lëndimit, por mungesa e Leaos ndaj Interit do të ishte goditje e rëndë për Milanin.