Ushtarët dhe punonjësit e urgjencës janë në mesin e më shumë se 400 mijë njerëzve që do të marrin një medalje për përpjekjet e tyre për të mbështetur kurorëzimin e Mbretit.
Të gjithë ata që kontribuojnë dhe mbështesin në mënyrë aktive ngjarjen të shtunën do t’iu jepet medalja, duke përfshirë oficerët e policisë, koristët, personelin ushtarak dhe punonjësit e ambulancës.
Medaljet janë një dhuratë nga kombi për të përkujtuar kurorëzimin për njerëzit që do të bëjnë shërbimin të shtunën, tha Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport.
Medaljet, të bëra prej argjendi dhe nikeli, paraqesin një portret të Mbretit dhe bashkëshortes së tij mbretëreshës në njërën anë, monogramin e sovranit mbretërues (RCIII), një kurorë dafine dhe datën e kurorëzimit në anën tjetër.
Top Channel