1. Lajme
  2. SPORT
  3. Titulli festohet edhe në kishë, prifti ndal meshën për Napolin

Titulli festohet edhe në kishë, prifti ndal meshën për Napolin

featured

Pas plot 33 vitesh pritje, Napoli u shpall Kampion i Italisë për të tretën herë në histori.

Të kaltërve iu mjaftoi një barazim 1-1 në transfertën e Udinezes për të zyrtarizuar pesë javë para përfundimit titullin e shumëpritur.

Festa e popullit napoletan ishte e jashtëzakonshme teksa qyteti jugor u ndriçua nga flakadanët dhe fishekzjarret ndërsa sheshet ishin të stërmbushura deri në orët e para të mëngjesit. Entuziazmi ishte kudo dhe në këtë pikë as një vend i shenjtë si kisha, nuk mund t’i shmangej.

Një video e publikuar së fundmi tregon se si një prift ndal meshën dhe së bashku me të pranishmit nisin të duartrokasin për skuadrën e zemrës. Një ngjarje mjaft e veçantë që vërteton edhe njëherë tjetër dashurinë dhe krenarinë e napoletanëve për skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti.


Top Channel

Titulli festohet edhe në kishë, prifti ndal meshën për Napolin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.