Shumë klube të mëdha ndjekin prej kohësh Jude Bellingham, por garën për talentin anglez e fitoi Real Madrid.
19-vjeçari i Borussia Dortmund, do të luajë në “Santiago Bernabeu” duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Pep Guardiola e donte te Manchester City i tij, por dëshira nuk po i plotësohet, pasi Bellingham preferon “Los Blancos”.
Spanjolli është një admirues i flaktë i mesfushorit të kombëtares angleze.
Defensa Central zbulon fjalët e Guardiolës drejtuar disa miqve të tij në lidhje me humbjen e këtij rasti të artë.
“Sa keq, ai ishte lojtari ideal për përforcimin e Man City”.
Top Channel