“Me Tërmet Pecin përsëri përpara drejt një fitore tjetër publicitare”. Ky ishte apeli Edi Ramës për qytetarët e Tepelenës.
“Kujt i shkonte mendja ndonjëherë që tepelenasit vetë, ata që kanë emigruar dhe punojnë atje prej vitesh edhe rropaten atje e bëjnë sukses, do investonin 40 milion euro të tyret këtu në këtë bashki. Kujt i shkonte mendja? Kush imagjinonte të vinte të investonte në Tepelenë? 40 milion euro janë investuar, po ju them, 4-fishi i tyre do të investohet në vijim sepse e kanë parë të ardhmen”.
Për herë të parë nga Tepelena, Edi Rama përdori një epitet të ri për aleatët Berisha-Meta.
“SaLikja quhet ai çift, një emër kanë, Salike non grata. Salike non grata nuk kanë shans më për t’ua dhënë shqiptarët. Asgjë nuk mund t’i japin më shqiptarët. Ata duhet t’i japin llogari shqiptarëve përpara drejtësisë për të gjithë ato borxhe që i kanë shqiptarëve, që nga borxhet e gjakut atje në Bulevard, deri tek borxhet e hidrocentraleve të grabitura. E mos keni asnjë dyshim. Drejtësia vonon, por çdo ditë e më shumë ka gjithmonë e më pak shanse të harrojë”.
Takimet elektorale në jug të vendit Edi Rama i vijoi në Gjirokastër.
“Këtu jemi ne sot, na duhet vetëm besim, na duhet optimizëm dhe na duhet vetëm punë. Të tjerat nuk na duhen, sherret e vjetra nuk na duhen! Kthimi mbrapa është vetëvrasje sepse tanimë më e keqja është mbrapa dhe më e mira është e gjitha përpara.
Me Like Floririn fiton vetëm Monika dhe ndërkohë merr oksigjen Sa-Likja. Kjo nuk duhet të ndodhë, kjo është turp dhe kjo nuk është se nuk duhet të ndodhë se do na pengojnë këta ne që të fitojmë në Gjirokastër, e të fitojmë në Tepelenë, e të fitojmë në pjesën dërrmuese në mos të të gjitha bashkive të Shqipërisë. Jo! Kjo nuk duhet të ndodhë sepse është të ulësh flamurin tënd kombëtar”.
Top Channel